“Sistemi bankar i konsoliduar për mbështetjen e ekonomisë”

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko paraqiti sot në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë raportin vjetor të institucionit që ai drejton.

Sejko theksoi para deputetëve se rritja e normave të interesit ka pasur një ndikim të rëndësishëm në zbutjen e inflacionit që pati kulmin e tij në tetor të vitit të kaluar. Sejko tha prej asaj kohe çmimet kanë pasur një trend rënës dhe se inflacioni në mars shënoi 4.6%.

Guvernatori nënvizoi se rritja e çmimeve pati pasoja në fuqinë blerëse të familjeve dhe në treguesin e kredive me probleme. Sipas tij, Sejkos sistemi bankar mbetet i konsoliduar dhe ai po vijon të mbështesë ekonominë me kredi dhe likuiditet.

Tv Klan