Situata aktuale ekonomike dhe financiare, si dhe perspektiva e ekonomisë shqiptare, në kontekstin e procesit të integrimit evropian, ishin në fokus të takimit mes Guvernatorit Gent Sejko dhe Ambasadorit te Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, Vos.

Sipas Guvernatorit Sejko stabiliteti i sistemit financiar dhe përmirësimi i treguesve të qëndrueshmërisë fiskale dhe të huaj të vendit, janë pasqyruar në një përmirësim të mëtejshëm të renditjes së rrezikut të borxhit sovran të Shqipërisë nga agjencia “Standard & Poors” në muajin Mars 2025.

Një pikë tjetër e bashkëbisedimit të Sejkos me Vos ishte edhe zhvillimi që lidhet me anëtarësimin në Zonën Unike të Pagesave në Euro “SEPA”.

Ndërsa Ambasadori i Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, Vos vlerësoi progresin e bërë nga ekonomia shqiptare, duke theksuar se stabiliteti makroekonomik i vendit është i rëndësishëm.

Klan News