Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në takimin që pati me ambasadorin e ri të Italisë në vendin tonë, Marco Alberti, u shpreh se një ndër objektivat strategjikë të institucionit që ai drejton është modernizimi i sistemeve të pagesave.
Ai e vlerësoi si mjaft frytdhënës bashkëpunimin e ngushtë me Bankën e Italisë dhe Bankën Qendrore Evropiane, që u kurorëzua me anëtarësimin e Shqipërisë në Tregun Unik të Pagesave në Euro.
Sa i përket zhvillimeve në eurozonë dhe ndikimit të saj në Shqipëri, Sejko shprehu gatishmërinë e Bankës së Shqipërisë për të kontribuuar në mbështetjen e rritjes ekonomike të qëndrueshme.
Nga ana e tij ambasadori Alberti përgëzoi Guvernatorin Sejko për rritjen e vlerësimit për Shqipërinë nga Standard & Poor’s, duke konfirmuar një perspektivë “të qëndrueshme”.
Tv Klan