Sejko: Inflacioni më i lartë sa pritej, do të ulet në 2024

Rritja e çmimeve shenjoi edhe muajt e verës duke bërë që inflacioni në Gusht të arrijë nivelin 8 për qind. Ndonëse pritshmëritë për inflacionin nuk janë aspak pozitive as për 6 muajt e ardhshëm, sipas Bankës së Shqipërisë situata do nisë të përmirësohet në 2023 dhe do të kthehet në objektiv vetëm në 2024.

“Inflacioni u rrit në muajt Korrik e Gusht 2022, duke shënuar vlerat respektive prej 7.5% dhe 8%. Përditësimi i parashikimeve rikonfirmon vlerësimet tona të mëparshme se inflacioni do të kthehet në objektiv në gjysmën e parë të vitit 2024. Në terma të dinamikës kohore, inflacioni pritet të mbetet i lartë në dy tremujorët në vazhdim dhe të nisë rënien në periudhën pasuese”.

Guvernatori më tej theksoi ekonomia shqiptare vijoi rritjen në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022, ndonëse ritmet e saj u ngadalësuan ndjeshëm në tremujorin e dytë.

“Në veçanti, lufta në Ukrainë është burim kryesor i pasigurisë dhe përshkallëzimi i konfliktit mund të çojë në çmime më të larta të mallrave, ndërprerje të zinxhirëve të furnizimit dhe rritje më të ulët ose edhe negative ekonomike rajonale dhe evropiane”.

Këshilli i Bankës së Shqipërisë vendosi që të rrisë rriti sot normën bazë të interesit me 0.5 pikë përqindje, duke e çuar në 2.25%.

Tv Klan