Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko e ka cilësuar si një sfidë të ekonomisë vendase kreditimin e ekonomisë. Gjatë samitit vjetor të vendeve të rajonit të mbajtur në Beçiç të Malit të Zi, kreu i bankës qëndrore tha se është e nevojshme që bankat të jenë më aktive në financim pasi kështu mund t’i jepet frymëmarrje ekonomisë.

Sejko veçoi si po aq të rëndësishëm edhe përmirësimin e klimës së biznesit dhe vazhdimin e reformave në vend në mënyrë që huadhënia të jetë e qëndrueshme dhe e shëndetshme.

Për të po kaq i rëndësishëm është edhe procesi i digjitalizimit të sektorit bankar, i cili tashmë ka nisur, proces që do të sjellë konkurrencë dhe shërbime më të lira për qytetarët.

Tv Klan