Guvernatori i Bankës: Pritshmëritë janë pozitive

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko mori pjesë në samitin vjetor të vendeve të rajonit të mbajtur në Malin e Zi.

Guvernatori Sejko nënvizoi se pavarësisht goditjeve të njëpasnjëshme që kanë sjellë vitet e fundit, pritshmëritë janë pozitive dhe rritja ekonomike e këtij viti parashikohet të luhatet rreth 4%, ndërsa vitet në vijim rritja pritet të ngadalësohet në 2-3%.

Ashtu si të gjitha bankat qendrore në botë edhe vendet e rajonit tonë po përballen me sfidën e inflacionit të lartë. Ai u shpreh se bankat qëndrore mund të ankorojnë në mënyrë efektive pritjet e inflacionit duke komunikuar qartë vendimet e tyre, duke përdorur kuadër të besueshëm të politikës monetare dhe duke mbrojtur pavarësinë e tyre.

Klan News