“Situata ekonomike nga pandemia, një sfidë për të gjithë ekonomitë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë mori pjesë në takimin e Klubit të Guvernatorëve të vendeve të Azisë Qendrore, Detit të Zi dhe Ballkanit, ku fokusi i diskutimeve në këtë mbledhje ishte menaxhimi i situatës ekonomike të krijuar nga pandemia Covid-19.

Për situatën e krijuar në Shqipëri, Guvernatori Gent Sejko tha se ky vit do të godasë ekonominë, e cila do të tkurret krahasuar me një vit më parë, por pritet që ajo të rimëkëmbet vitin e ardhshëm.

Ai tha se përveç masave të marra, Banka Qendrore është e gatshme të përdorë politika shtesë që t’i vijë në ndihmë të situatës së krijuar.

Të gjithë pjesëmarrësit në këtë mbledhje e konsideruan situatën në të gjithë botën si sfiduese. Klubi i Guvernatorëve përbëhet nga 26 banka qendrore të rajonit dhe Azisë, pjesë e të cilave është dhe Shqipëria.

Tv Klan