Zhvillimet financiare në vend dhe në Eurozonë dhe ndikimet që ato kanë në ekonominë shqiptare ishin në fokus të takimit te Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko gjatë një takimi me Ambasadorin e ri të Italisë në vendin tonë, Marco Alberti.

Guvernatori Sejko shprehu mirënjohjen ndaj Bankës së Italisë për ndihmën dhe asistencën teknike të dhënë në fusha të ndryshme të bankingut qendror. Gjithashtu, ai u ndal në rëndësinë e hapjes zyrtare të negociatave për Grup-Kapitullin e parë me Bashkimin Evropian, si një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit me BE-në.

Ambasadori italian, Marco Alberti vlerësoi rolin që Banka e Shqipërisë ka luajtur në stabilitetin financiar dhe ndikimin pozitiv të politikës monetare në stabilitetin e çmimeve në vend.

Klan News