Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka akuzuar Kinën se po vepron më agresivisht jashtë vendit dhe më shtypëse brenda vendit.

Ai tha në një intervistë per CBS News se SHBA nuk do ta lejonin Kinën të minonte rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Blinken  vuri në dukje se një përballje ushtarake ishte thellësisht në kundërshtim me interesat e të dy vendeve.

“Presidenti Biden e bëri të qartë se në një numër fushash kemi shqetësime reale në lidhje me veprimet që Kina ka ndërmarrë dhe që përfshin në fushën ekonomike, dhe që përfshin vjedhjen e pronës intelektuale. Ne nuk kemi luksin të mos merremi me Kinën. Ekzistojnë ndërlikime të vërteta, pavarësisht nëse është pjesa kundërshtare, qoftë ajo pjesë konkurruese, qoftë ajo pjesë bashkëpunuese”, është shprehurAntony Blinken.

Tensionet janë rritur në kohët e fundit për tregtinë, spiunazhin dhe pandeminë. Marrëdhënia Kinë-SHBA është thelbësore për të dy palët dhe botën, me Pekinin në mënyrë të përsëritur duke i bërë thirrje administratës së re në Uashington për të përmirësuar marrëdhëniet të cilat u përkeqësuan nën paraardhësin e Presidentit Joe Biden, Donald Trump.

Sekretari amerikan u shpreh se  Kina po vepronte si dikush që po përpiqet të konkurrojë padrejtësisht dhe gjithnjë e më shumë në mënyra kundërshtuese .

Presidenti Biden, në fjalimin e tij të parë në Kongres javën e kaluar, theksoi se ai nuk po kërkonte konflikt me Kinën dhe tha se e mirëpresin konkurrencën për të qenë fuqia mbizotëruese globale.

Klan News