Ndodh rrallë për një shef të diplomacisë amerikane që të nisë vizitën në një shtet të huaj duke ngritur një gotë birre të freskët në këtë ditë të nxehtë gushti. Mike Pompeo udhëtoi rreth tre orë me makinë nga kryeqyteti çek Pragë drejt qytetit të vogël Plzen për të shijuar me bashkëshorten dhe stafin e qytetit birrën tradicionale.

Në diskutimet me homologun Peterçek, Republika Çeke nuk pranoi të nënshkruajë një memorandum të ri me Shtetet e Bashkuara për një central te ri bërthamor, në krahinën e Moravës. Po ashtu çekët nuk pranuan që në territorin e tyre të zhvendosen 12,000 trupa ushtarakë amerikane që po largohen nga Gjermania.

Krahas bashkëpunimit për energjinë bërthamore Pompeo paraqiti edhe nismën e tre deteve, një platformë politike për të nxitur lidhjet mes vendeve në Evropën Qendrore dhe Lindore, duke mbështetur projektet e infrastrukturës, energjisë dhe ato dixhitale. Nisma e merr emrin nga Deti Baltik, Deti i Zi dhe ai Adriatik.

Amerikanët kërcënuan me sanksione Republikën Çeke nëse ajo vendos një taksë dixhitale ndaj Google dhe Facebook. Pompeo ka paralajmëruar për rritje të autoritarizmit të udhëhequr nga Rusia, Kina dhe Irani, që përbën kërcënim për liritë në gjithë botën. “Ne kemi ende shumë punë për të bërë”, tha kryediplomati i Sh.B.A.

Rusia dhe Kina janë aktive në rritjen e rolit të tyre në gjithë kontinentin evropian, në fushat si energjia, infrastruktura dhe telekomunikimet, trend të cilin Shtetet e Bashkuara synojnë ta ndalin.

Klan Plus