Pasi vizitoi zyrat e reja të Federatës së Futbollit, që po ndërtohen në ish-Kompleksin Dinamo, si dhe Arenën Kombëtare, Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s, Theodore Theodoridis tha se Shqipëria do të ketë mundësinë për të konkurruar për finalet e disa kompeticioneve kontinentale.

“Kur stadiumi të jetë gati, do të jetë në dorë të Federatës së Futbollit për të zgjedhur se për cilin kompeticion do të konkurrojnë. UEFA do të ketë disa kompeticione, kështu që mundësitë janë më të mëdha. Modernizimi i stadiumeve ju jep mundësinë të organizoni finalet për kompeticione të ndryshme”.

Në fakt kjo duket se ka qenë edhe tema e vizitës së Sekretarit të Përgjithshëm të UEFAS-s.

“Kemi diskutuar për disa dhe ne do konkurrojmë për atë që do mund të organizojmë’,

tha Duka.

Arena Kombëtare, stadiumi më i madh në vend pritet të përfundojë në pranverën e vitit të ardhshëm. Pjesa më e madhe e punimeve ka përfunduar. Edhe fasada e Qemal Stafës është vendosur në vend, gurë për gurë, ashtu siç ishte projekti për të ruajtur një pjesë të historisë së futbollit shqiptar.

Tv Klan