Letra e hapur ndaj Shqipërisë që Sekretariati i Komunitetit të Energjisë ka bërë për ndarjen e operatorit të shpërndarjes së energjisë në dy ndërmarrje, konsiderohet si një nxitje për të ecur me këtë proces. Janez Kopac, drejtor ekzekutiv i sekretariatit tha se OSHEE është mbrapa si me anën ligjore të ndarjes së saj, ashtu dhe me atë praktike, ndërsa nga e sektretariatit ka patur një pritje të mjaftueshme që proçesi të ishte finalizuar.

“Ështe nje leter e hapur ku pershkruajme se nuk jemi dakord me diçka që ne kërkojmë dhe duam një përgjigje nga enti përkatës. Në këtë pikë nuk jemi të kënaqur dhe besojmë në një zgjidhje të përbashkët. Ne kemi bashkëpunim të shkëlqyer dhe nuk duam të përfundojë një thyerje” .

Kopac e quajti historinë e mosfunksionimit të linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë si të trishtueshme, ndërsa pranoi se Serbia vijon të mos kthejë përgjigje nëse e pranon negociatiorin e caktuar nga Gjermania apo jo.

 “Qeveria gjermane sugjeroi çështja të zgjidhej me ndërmjetës Sekretariatin, u caktua një ish ministër gjerman, që nuk kam të drejtë t’ia bëj publik emrin. Kosova ra dakord, ndërsa Serbia nuk është përgjigjur. Nuk kanë thënë as pod he as jo. Nesër do të jem në Berlin për të takuar ndërmjetësin. Nuk dua të jem optimist përpara kohe për këtë çështje” .

Në Qershor mbushen dy vjet që linja e interkonjeksionit 400kv është përfunduar dhe nuk është vënë në punë, për shkak se Serbia nuk i jep pavarësinë Sistemit të Transmetimit në Kosovë. Në total për të dy shtetet ky projekt ka kushtuar 75 milion euro, kredi e butë e financuar nga banka gjermane KFW.

 Tv Klan