Balluku: Mos e merrni këtë përgjegjësi!

Sekretariati i Komunitetit të Energjisë vlerëson se reforma në sektorin e energjisë në Shqipëri ka bërë progres vetëm në letër, duke ngritur shqetësime për disa çështje kryesore në këtë fushë, që nga pavarësia e entit rregullator e deri te pasiguria juridike e cila mund të largojë investitorët.

“ERE ka dështuar të bëjë ndarjen e kompanisë OSHEE që në 2015-n. Ky nuk është vendimi i vetëm i këtij institucioni që të jep përshtypjen se e ka patur të njëjtë me Ministrinë. Përmirësime duhet të bëhen edhe në sektorin e energjisë së rinovueshme. Nuk duhet të ketë diskriminim të investitorëve. Ajo që na shqetëson është se një kontratë e shpallur fituese ende nuk është firmosur.”

Në pikën e fundit, Sekretariati i referohet investitorit të paneleve diellore në Akërni të Vlorës. Ai po ashtu përmend edhe raste kur KESH ka firmosur një vit më parë kontrata tregtare me kompani private të cilat janë konstatuar si të padrejta nga ana e Autoritetit të Konkurrencës.

Por raporti është konsideruar si i njënashëm nga ana e Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në kohën që drejtori ekzekutiv i Sekretariatit e prezantoi në komisionin përgjegjës për energjinë.

“E këshilloj Sekretariatin, 45 ekspertët e tij dhe veten tuaj të mos merrni një përgjegjësi që do t’iu këshilloja mos ta merrni! Nuk është emri i Belinda Ballukut aty, por i Shqipërisë.”

“Ju po përsërisni disa të pavërteta, të cilat me aq herë sa i thoni, mund t’i marrin si të vërteta. Ndaj ju lutem mos e vrisni dhe mos e dëmtoni lajmësin. Unë jam këtu thjesht për të pasqyruar raportin, jam një burokrat që kontrolloj nëse ka pajtueshmëri me Direktivën.”

Sekretaritati përmendi për herë të parë në raport shkarkimin nga detyra të kreut të një Agjencie, çka u kontestua nga Ministrja Balluku, e cila argumentoi se reformat nuk bëhen nga një person i vetëm e se nuk është etike përmendja e emrave të tyre në raporte zyrtare.

Tv Klan