Sekretariati per Procedurat dhe Votimet në Kuvend ka vendosur të rrëzojë kërkesën e opozitës për të shpallur të pavlefshëm ligjin për Teatrin Kombëtar.

I mbledhur me kërkesë të partive opozitare, PD dhe LSI, sekretariati vendosi se votimi që i hap rrugë prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit të një Teatri të ri, i cili javën e kaluar kaloi në kuvend me 75 vota pro, ishte i rregullt.

Opozita tha se rezultati ishte manipuluar, pasi deputeti i LSI-së Vangjel Tavo rezulton se ka votuar pro, edhe pse nuk ka qenë prezent në sallë. PD dhe LSI kërkuan anulimin e votimit dhe rivotim të këtij ligji në parlament.

Burimet bënë të ditur se në mbledhje janë parë pamjet filmike të ndërrimit të kartës së deputetit të pavarur Robert Bitri, i cili votoi pro ligjit me kartën e deputetit të LSI, Vangjel Tavo.

/tvklan.al