Make up-i gjithnjë e më tepër po bëhet arti më i ndjekur i ditëve të sotme. Madje është kthyer në një profesion të mirëfilltë. Dhe personazhi i parë i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan ditën e sotme ishte pikërisht një make up artiste shqiptare e suksesshme që po zhvillon karrierën e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Madje ka punuar edhe me disa prej personazheve të njohur si Snoop Dogg, Paris Hilton apo Rita Ora. Bëhet fjalë për Vjosa Paçukun. Gjatë emisionit ajo rrëfeu sekrete dhe këshilla për të bërë një makeup që të duket i lehtë dhe të qëndrojë gjatë.

“Më pëlqen make up sepse i bën femrat të duken bukur dhe të ndihen të bukura. Pasi nisa t’iu bëj make up vajzave, vija re që ata ndiheshin shumë të lumtura kur shihnin veten, kjo më lumturon dhe është arsyeja se përse e vazhdoj këtë profesion. Nuk është shumë e lehtë të bësh emër në Amerikë, duhet të jesh shumë e talentuar. Shumë klientë më kërkojnë që t’iu bëj make up sepse punoj në atë mënyrë që të duket i lehtë dhe natyral edhe një make up që është i rëndë. Çdo shtresë e make up duhet të lyhet me shtresa të lehta. Që fytyra të duket e shëndetshme dhe me shkëlqim pas make up duhet të përdorni spray. Ai shërben edhe si fiksues i grimit. Në përditshmëri unë nuk grimohem, përdor një zbutës buzësh dhe rimel, por grimohem kur kam vente. Grimi që kam bërë sot kërkon 45 minuta kohë për tu realizuar, por ka edhe nga ato punë që zgjasin edhe më shumë se 45 minuta. Pagesa për të grimuar një person mund të shkojë nga 1500 deri në 2000 dollarë në situatat kur personi mund të jetë në hotel dhe ti thjeshtë do qëndrosh aty sapo të mbarosh punë. Por për një vajzë e cila martohet apo ka thjeshtë një mbrëmje varion nga 250 deri në 700 dollarë”,

tregoi  Paçuku.

/tvklan.al