Egjipti fsheh ende shumë sekrete arkeologjike, dhe njëri sapo është zbuluar në afërsi të Aleksandrisë. Bëhet fjalë për një sarkofag në granit të zi, më i madhi i gjetur ndodnjehërë në këtë qytet, i lartë 185 cm, i gjatë 265 dhe i gjerë 165.

Në të njëjtin varr është gjetur edhe një kokë e gdhendur në alabastër të bardhë, që ndoshta përfaqëson personin e varrosur aty, thonë arkeologët. Lajmi i zbulimit është bërë i ditur nga Ministria e Antikitetit Egjiptian, e cila thekson se varri është gjetur në gjendje shumë të mirë, i pahapur asnjëherë dhe është 2000 vjeçar.

Sipas një funksionari të lartë të këtij institucioni, varri është gjetur në një thellësi prej 5 metra dhe u zbulua rastësisht gjatë gërmimeve për ndërtimin e një objekti. Sipas hamendësimeve të para, i përket periudhës Tolemaike, nga vitet 305-30 Para Krishtit, dhe nga zbulimet mendohet se i përkiste dikujt të rangut të lartë të Egjiptit të Lashtë.

Klan Plus