Sekreti i bukurisë së Victoria Beckham

Sekreti i bukurisë së Victoria Beckham

10:27 09/10/2019

Victoria Beckham njihet për pamjen dhe linjat e saj perfekte trupore. Në një intervistë të dhënë, ajo ka folur për sekretin e pamjes së saj. Victoria ka treguar për dëshirën e saj për të konsumuar tekila dhe verë dhe njëkohësisht edhe dietën e ekuilibruar.

Unë kam katër fëmijë. Mundohem të jem e shëndetshme, pres shumë nga vetja dhe trupi im. Peshku i freskët, perimet, frutat janë pjesë e dietës sime dhe sigurisht konsumoj shumë ujë”, është shprehur Victoria duke shtuar më tej se i pëlqen edhe të argëtohet duke pirë tekila dhe verë, por gjithmonë duke treguar kujdes me sasinë. Sipas saj, konsumimi i tyre i bën të mundur ruajtjen e ekuilibrit për një trup perfekt.

Beckham ka ndarë edhe disa këshilla për një lëkurë të mirë, duke treguar se është e rëndësishme heqja e make up-it çdo natë para gjumit dhe përdorimi i një hidratuesi që i përshtatet lëkurës. /tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT