Sekreti i 100-vjeçarëve mund të fshihet pas mekanizmave riparues të AND-së. Janë në gjendje që falë funksionimit të shkëlqyer ngadalësojnë akumulimin e gabimeve gjenetike , duke vonuar kështu plakjen e qelizave të trupit që si rrjedhojë sjellin jetëgjatësi.

Sipas autorëve të studimit, me kalimin e kohës AND-ja jonë akumulon mutacione. Ndërkohë qelizat posedojnë mekanizma që riparojnë kodin gjenetik, duke fshirë gabimet. Por këto procese riparuese me kalimin e viteve humbin efikasitetin, dhe kështu si pasojë defektet gjenetike shtohen vit pas viti. Ky akumulim i mutacioneve mendohet të jetë një ndër mekanizmat e plakjes dhe të lindjes se sëmundjeve që vijnë me kalimin e moshës.

Autorët kanë krahasuar AND-në e një grupi të moshuarish rreth 108-110 vjeç me atë të një grupi 68 vjeçarësh. Rezultoi se grupi i parë kishin variante gjenetike në 7 gene që konsiderohen çelës për mekanizmat e riparimit të kodit gjenetik. Të njëjtat variante efikase qelizore janë gjetur më pas edhe në një grup tjetër prej 333 personave mbi 100 vjeç duke konfirmuar rezultatin.

Studimi mban firmën e Universitetit të Bolognës dhe është publikuar në revistën shkencore Life.

Klan News