Optimizmi të zgjat jetën. Sipas shkencës, pozitiviteti ndihmon dhe rrit mundësinë e të jetuarit më gjatë, deri në 15% më tepër se pesimistët. Kërkimi është realizuar nga universiteti i Boston dhe rezultatet janë publikuar në revistën e Akademisë Amerikanë të Shkencave PNAS.

Rezulton se ndër njerëzit që janë mbi 85 vjeç, shumica drastike e tyre kanë një përqasje më pozitive me jetën, pavarësisht nga shtresa shoqërore, ekonomike, shëndeti, depresioni dhe stili jetesës.

Pra, të jesh optimist jo vetëm mbron nga sëmundjet kronike dhe nga vdekja e parakohshme siç kanë vërtetuar edhe studime të tjera paraprake, por rrit mundësitë për të qenë më jetëgjatë.

Pra të shohësh gotën gjysmë plot, edhe kur kushtet nuk janë optimale, ndihmon gjithsesi dhe rezulton të jetë fakton mjaft iI rëndësishëm për t’u plakur mire dhe shëndetshëm.

Studimi në fjalë është zgjatur për më tepër se një dekadë dhe ka analizuar të paktën 100 mijë njerëz të të dy gjinive.

Klan Plus