Mençuria të mbron nga ndjesia boshe e vetmisë. Një grup universitetesh italiane e amerikane kanë nisur studime mbi sekretet e të jetuarit mirë, shëndetshëm dhe gjatë, në kuadër të zbërthimit të qenies njerëzore.

Pas vëzhgimit të grupeve të ndryshme, në zona të ndryshme të planetit, rurale apo urbane, ka rezultuar se pavarësisht të gjithë faktorëve, qofshin socio-ekonomikë e historikë, mençuria nuk njeh diferenca.

Në substancë, një autokontroll efikas, të qenit reflektues, empatikë, i respektueshëm e mbi të gjitha të dish të respektosh të tjerët, të jesh fleksibël e të përballosh me qetësi ngjarjet konfliktuale, është sekreti i mençurisë.

Kjo gjë, sipas kërkuesve, sjell një mirëqenie mendore të jashtëzakonshme, që lufton vetminë, që sot në shoqërinë bashkëkohorë është plagë e madhe, veçanërisht nëse i referohemi moshës së tretë, të cilëve fëmijët i jetojnë larg. 

Klan Plus