Jennifer Aniston shkëlqen, por jo pa sakrifica. Ajo e ka deklaruar publikisht se kujdeset maksimalisht për veten, për lëkurën, për trupin dhe ushqimin. Në një intervistë të fundit në mediat amerikane ajo zbuluar disa nga sekretet ku se pari ajo ushtrohet të paktën pesë herë në javë duke bërë 30 minuta ushtrime të moderuara.

Ajo ka thënë se pëlqen ta praktikojë jogën, jo vetëm sepse është një mënyrë e shkëlqyer për të mbajtur trupin fleksibël dhe të fortë, por edhe për përfitimet ndaj shëndetit mendor. Dieta ushqimore ka gjithashtu një rol të rëndësishëm në regjimin e saj ku ajo pëlqen të marrë suplemente të kolagjenit rregullisht çdo mëngjes. Aktorja gjithashtu ka treguar se është adhuruese e metodës së agjërimit me ndërprerje nga ora 16:00 pasdite deri të nesërmen në 08:00 të mëngjesit ku llogarit të qëndrojë 16 orë, përfshirë natën, pa ushqim.

Aktorja tha se zgjedh ushqime të papërpunuara dhe me pak sheqer. Avokado, vaj kokosi, salmon, vaj peshku janë të preferuarat e saj. Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishmja përpiqet të qëndrojë gjithmonë e hidratuar. Pavarësisht rigorozitetit në zbatimin e dietës së saj ushqimore ajo pranoi se pastat karbonara dhe ushqimi meksikan janë ato që e bëjnë t`i shkelë ndonjëherë rregullat.

Klan News