Sistemi limfatik ndihmon në rigjenerimin e flokëve, pasi është në gjendje të stimulojë qelizat staminale që rrethojnë rrënjët e flokëve, ndërkohë që largon edhe toksinat. Kjo është vërtetuar nga një studim i kryer nga universiteti amerikan Rockfeller dhe është publikuar në revistën Shkenca.

Autorët kanë zbuluar se qelizat staminale mund të stimulojnë rigjenerimin e flokëve, ashtu si edhe atë të lëkurës, duke vepruar mbi qeliza të tjera staminale. Pra sipas autorëve të studimit, ato komunikojnë mes tyre nëpërmjet sistemit linfatik dhe gjithçka është e ndërtuar në një rrjet të sofistikuar që ndikon në rigjenerimin e sinkronizuar të flokëve.

Staminalet e flokëve kontrollojnë sjelljen e kapilarëve limfatikë, duke çliruar molekula që veprojnë si çelës për të ndezur apo fikur fluksin e sistemit limfatik.

Zbulimi është mjaft i rëndësishëm për krijimin e terapive të reja kundër rënies së flokëve apo rigjenerimin e indeve pas një plage të pësuar.

Klan Plus