Chezzi Denyer zbuloi mundin e madh që bëri së bashku me bashkëshortin e saj Grant në mënyrë që të ngelej shtatzënë në moshën 41-vjeçare.

Çifti u këshillua që për të ngelur shtatzënë për herë të tretë, duhet të kryente marrëdhënie seksuale deri në 5 herë në ditë.

E duket se kjo funksionoi, pasi tanimë 41-vjeçarja është në pritje të fëmijës së tretë, shtatzëninë e së cilit e njoftoi në Gusht.

Çifti i famshëm i showbizit në Australi, sipas asaj që shkruan DailyMail, dëshironin shumë një fëmijë tjerët. Por Denyer kishte pësuar 3 aborte spontane, mjaft të vështira.

Ndaj këtë herë, gjinekologia e saj e mbajti në monitorim dhe e këshilloi që kur të ishte pjellore, duhet të bënte seks të paktën 5 herë në ditë./tvklan.al