Seksi dhe fatale

Seksi dhe fatale

13:05 20/09/2019

Juanna duket si çdo vajzë 20-vjeçare, përpos faktit që mban në dorë një mitroloz. Pavarësisht fytyrës së saj të pafajshme, ajo është një nga femrat më të rrezikshme në botë.

20-vjeçarja ka vrarë 5 meshkuj, të cilëve fillimisht u ka pirë gjakun dhe më pas ka kryer marrëdhënie seksuale me trupat e tyre të vdekur.

E njohur si “e vogla”, Juanna është një ndër vrasëset e përfshira në luftën brutale të drogës në Meksikë.

Këto vrasëse rrëmbehen që në moshë fare të re nga prindërit e tyre dhe trajnohen për të vrarë. Ato përfitojnë nga bukuria e tyre për të joshur viktimat dhe më pas i vrasin me gjakftohtësi.

Këtë javë vrasësja kryesore, Claudia Ochoa Felix, e quajtur si “Kim Kardashian e krimit të organizuar”, u gjet e vdekur nga aspiracioni pulmonar në krevatin e të dashurit të saj.

Nuk dihet ende nëse ajo është vrarë, pasi skuadrat rivale kanë shënjestruar prej kohësh koleget e saj.

Gjithsesi këto vrasëse vijojnë punën dhe jetën e tyre luksoze, të cilën madje e reklamojnë edhe në rrjetet e tyre sociale./tvklan.al

LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori