Masat antiCovid kanë ulur klientelën
Sektori i hotelerive dhe rrjeti i bareve-restoranteve në qytetin e Durrësit po përballet me vështirësi financiare. Përtej fashës se orarit të karantinës kombëtare, pandemia ka ndikuar ndjeshëm në uljen e klientelës.
“Aktualisht sektori i turizmit ndodhet në një situatë të vështirë, por pavarësisht kësaj prioritet mbetet respektimi i masave antiCovid me qëllim që të mos përballemi me një mbyllje të dytë e cila do të ishte fatale për këtë sektor”, tha Eduart Xhepa.
Sipas kreut të shoqatës se hotelerisë, baret dhe restorantet në qytetin e Durrësit nuk mund të konsiderohen vatra të përhapjes se virusit pasi kanë funksionuar me numër të kufizuar për klientët.
“Është një trekëndësh shumë i rëndësishëm bashkëpunimi, kur ndërhyn shteti, qytetarët dhe biznesi”, tha ai.
Që prej shpalljes se pandemisë, shoqëruar me karantinë të tejzgjatur dhe masa kufizuese, sektori i turizmit në Durrës ka qenë ndër sektorët me të goditura. Një pjesë e aktiviteteve u mbyllën duke shpallur falimentimin.
Tv Klan