“E kam thjesht mike. Gjithmonë kam shpenzuar fitimet e mia”

Redjan Rraja, i akuzuar për atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoja, mohoi të ketë lidhje me automjetin “Audi” që SPAK i ka sekuestruar Kejvina Kthjellës.

“Kam pasur marrëdhënie miqësie me Kthjellën, por asgjë tjetër. Ajo makinë ka qenë më emër e mbiemër të saj. Unë nuk kam lidhje fare. Është objekt i saj. Nuk e di kur është blerë. Në mënyrë absolute nuk kam kontribuar në blerjen e këtij mjeti.”

Në lidhje me të ardhurat e tij, Rraja tha se kishte tre klinika stomatologjike dhe se siguronte prej tyre rreth 200 mln lekë në vit. Ai dekaroi se asnjëherë nuk ka shpenzuar më shumë se fitimet që kishte.

SPAK kërkon konfiskimin e një njësie tregtare, dy garazheve dhe automjetit “Audi”, si të pajustifikuara në burime të ligjshme. Në seancë Rraja tha se në vitin 2016 kishte bërë një kontratë prenotimi për një njësi tregtare e dy garazhe dhe se kishte paguar përmes bankës rreth 200 mijë euro.

Sipas tij, një pjesë të shumës e kishte kërkuar pas, për shkak se i duheshin paratë gjatë kohës që ishte në Kanada.

Deklaron se kur u kthye nga ky shtet, do t’ia kthente paratë, por kjo nuk u realizua për shkak se u arrestua.

Ai tha se nuk kujtonte të kishte pasur marrëdhënie kontraktore me një familjare të Elton Ciços në vitin 2016 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Theksoi se mund ta ketë pasur paciente, pasi ka punuar 6 vite si stomatolog në Tepelenë. 

Klan News