Ai drejtonte një organizatë kriminale në Gjermani dhe trafikonte heroinë dhe kokainë

Turku Ramazan Keskin që kërkohet nga drejtësia gjermane për trafikim të drograve të forta, i sekuestrohen pasurite në Shqipëri. Paratë e përfituara nga aktiviteti i paligjshëm i kishte investuar duke blerë aksione në tre kompani të cilat janë sekuestrura nga SPAK. Po ashtu atij i bllokohen edhe 2 automjete dhe 1000 m2 ullishte në Selitë. Ramazan Keskin kishte nga 50 % të aksioneve në dy kompanit “KESKINDAG”dhe “REALIZ”, e 25 % aksone në “GLOBAL LEADER IN SPORT (GLS)”.

Drejtësia shqiptare ishte vënë në lëvizje nga autoritetet gjermane. SPAK thekson se Ramazan Keskin ka udhëtuar në mënyrë të vazhdueshme në Shqipëri dhe ka bashkëjetuar me një shtetase shqiptare. Për Keskin ka një urdhër arrest ndërkombetarë. Ai akuzohet edhe për pastrim parash.

Organizarta që Ramazan Keskin drejtonte, ka trafikuar sasi të mëdha lënde narkotike të llojit ‘’Heroinë’’ dhe ‘’Kokainë’’ në Roterdam, Hollandë e në Gjermani. Në këto vende sipas drejtësisë gjermane bëhej grumbullimi e përpunimi i lëndës narkotike, e cila më pas shpërndahej në gjithë Evropën. Në njoftimin e SPAK thuhet se Ramazan Keskin nëpërmjet korrierëve ka transportuar nga Gjermania në Turqi mbi 10 (dhjetë) milion euro, të cilat janë përfituar nga trafikimi i lëndëve narkotike.

SPAK vijon hetimet për të parë nëse ka edhe pasuri të tjera në emër të pronarëve të lidhur me Ramazan Keskin, në vendin tonë.

Klan News