Gjykata e Tiranës ka vendosur nën sekuestro 1.2 milionë Euro në një bankë të nivelit të dytë. Dyshohet se këto para janë përfituar nga aktivitetet kriminale. Spas burimeve nga Prokuroria e Tiranës, 1.2 milionë Euro që janë bllokuar, i përkasin qytetarit me iniciale A.H.

Të njëjtat burime sqarojnë se këto transaksione janë justifikuar me anë të kontratave të dyshimta që nuk përputhen me të dhënat e shoqërisë, aksionet e së cilës janë shitur për 1.2 milionë Euro.

Hetuesit dyshojnë se kjo shumë parash do të përdorej në aktivitet kriminal nga persona të dyshuar.

/tvklan.al