Policia e Fierit ka finalizuar sot operacionin e koduar “Kuadrati” dhe ka sekuestruar disa pasuri me vlerë rreth 1.500.000 euro, të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e subjektit.

Autoritetet bëjnë memdije se sot është bërë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive R. H.,(Z)., 49 vjeçe, banuese në Fier.

49-vjeçares i janë sekuestruar pasurive të luajtshme e të paluajtshme në Vlorë dhe Pogradec dhe vlera e tyre shkon rreth 1.500.000 euro

Pasuritë e sekuestruara janë: një bar restorant në Skelë, Vlorë; një apartament në Vlorë; një apartament në Pogradec dhe një automjet tip “Benz”.

Pronat e sekuestruara “dyshohet se janë produkt i veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, për të cilën ish-bashkëshorti i saj, shtetasi Shaban Zenaj, i ekstraduar në Itali, është dënuar nga autoritetet italiane me 14 vjet burg“./tvklan.al