Sekuestrohen 12.8 mln Euro në Amsterdam

Sekuestrohen 12.8 mln Euro në Amsterdam

23:00 01/10/2019

Në pranga 7 persona, mes tyre 2 shqiptarë

Policia holandeze ka zhvilluar një operacion që çoi në sekuestrimin e 12.8 milionë Eurove dhe arrestimin e 7 personave. Ata mbaheshin nën vëzhgim si të dyshuar për trafik kokaine prej Kolumbisë.

Dy nga të arrestuarit janë shqiptarë, 3 të tjerë kolumbianë, një neozelandez dhe një maroken.

Paratë u gjetën gjatë kërkimeve në disa shtëpi në Amsterdam. Për 4 nga të arrestuarit është vënë masa e arrestit me burg për të paktën 3 muaj deri në sqarimin e çështjes.

Tv Klan 


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi