Policia Kufitare në aeroportin e Rinasit ka sekuestruar 15 mijë Paund, të cilat iu gjetën një 29-vjeçari dhe nuk ishin deklaruar.

I riu me iniciale F.K. nga Mati u ndalua për kontroll në hyrje të Shqipërisë.

Në çantën e shpinës ju gjetën dhe sekuestruan shuma e parave prej 15 mijë Paund, të cilat nuk i kishte deklaruar.

29-vjeçari u procedua penalisht dhe po hetohet në gjendje të lirë për veprën penale të mosdeklarimit në kufi të të hollave. /tvklan.al