Sekuestrohen 19.5 kg kanabis në Shkodër

Foto ilustrim

Sekuestrohen 19.5 kg kanabis në Shkodër

14:14 10/09/2021

Në  zbatim të planit të masave  për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin  dhe goditjen e rasteve të tentativave për  kultivim të kanabisit,  shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau Dejës, në bashkëpunim me  DVP Shkodër kanë ushtruar kontrolle në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura apo  ish-reparte ushtarake, dhe nën drejtimin e  Prokurorisë  Shkodër , bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar  dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bena”, si rezulat i të cilit u ndaluan shtetasit E.K., 25 vjeç , E.K., 22 vjeç, (vëllezër), banues në fshatin Benë, Vau Dejës.

Nga  hetimet e kryera  ka rezultuar se shtetasit  e lartëpërmendur, janë autorët e dyshuar të disa rasteve të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Benë, Njësia Administrative Shllak, Bashkia Vau Dejës.

Po në vijim të operacionit të koduar  “Bena”, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau Dejës,  u  arrestua në flagrancë shtetasi  Gj.D., 44 vjeç , banues në fshatin Kosmaç, Vau Dejës, pasi nga kontrolli i ushtruar  nga shërbimet e policisë  në një serë në pronën e tij u gjetën  të kultivuara  disa bimë narkotike kanabis. Gjithashtu gjatë kontrollit shëbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe 19.5 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu po në vijim të operacionit  nga specialistët  për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve  në DVP Shkodër u arrestua  në flagrancë shtetasi  N.D., 40 vjeç banues në fshatin Bleran, pasi në sheshin “Prekë Cali” Shkodër , gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtohej nga shtetasi i lartëpërmendur iu gjetën të  fshehura disa doza të vogla të dyshuara  lëndë narkotike e llojit kokainë dhe një shumë eurosh, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Nga hetimet paraprake të kryera bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative dyshohet se ky shtetas merrej me shpërndarje  në doza të vogla të drogave të forta kryesisht kokainë.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur  i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme. /tvklan.al






Të ngjashme