Organizata drejtohej nga holandezët dhe shqiptarët

Një operacion i përbashkët i Policisë së Spanjës, Policisë Holandës dhe asaj belge, i koordinuar nga EUROPOL ka mundur të sekuestrojë në Spanjë 2 tonë kanabis sativa ose 34 mijë bimë.

Policia spanjolle bën të ditur se 19 persona u arrestuan, nga të cilët 14 në Spanjë, katër në Holandë dhe një në Belgjikë, ndërsa u bllokuan edhe 14 automjete dhe mbi 20 mijë euro.

Sipas njoftimit të policisë spanjolle organizata që merrej me kultivimin dhe trafikimin e kanabisit drejtohej nga qytetarë holandezë, të mbështetur nga shtetas shqiptarë, të cilët ishin përgjegjës kryesorë për gjithçka që lidhej me kultivimin e marijuanës dhe nga disa shtetas spanjollë që ishin të ngarkuar me logjistikën.

Për kultivimin e bimëve narkotike përdoreshin disa shtëpi ose depo që gjendeshin larg qendrave të banuara dhe për prodhimin e saj përdorej ngrohja nëpërmjet llampave elektrike.

Tv Klan