Policia e Durrësit sekuestroi pasuri me vlerë 2 milionë euro, që dyshohet se kanë rrjedhur nga trafiku i drogës në Shqipëri dhe Itali.

Pronat janë në emër të Sajmir Tushës, me banim në Durrës, i dënuar me 12 vite burg për akuzën e trafikut të drogës nga Gjykata e Tiranës.

Sipas njoftimit të policisë, gjykata më parë kishte vendosur sekuestrimin e 9 njësive tregtare në Golem me sipërfaqe 580 m2.

Pjesë e vendimit për sekuestrimin e pasurive të Tushës, janë edhe 22 apartamente me sipërfaqe 1780 m2, 25 mijë euro tokë arë si dhe 10 mijë e 100 sipërfaqe pemëtore në pronësi.

Në total vlera e këtyre pronave arrin në 2 milionë euro. Sipas policisë Tusha rezulton se është dënuar nga Gjykata e Tiranës, por po ashtu ai ka precedentë edhe në Itali për trafikim droge.

Tv Klan