Policia i gjeti brenda një makine që po dilte nga Shqipëria, procedohet një 58-vjeçare
20.080 Euro të padeklaruara u sekuestruan nga policia kufitare në Kakavijë. Sasia e monedhës së huaj u gjet në një automjet tip “Jeep” në dalje të Republikës së Shqipërisë drejt Greqisë.
Eurot u pikasën nga forcat kufitare gjatë kontrollit, në një çantë ndërsa në lidhje me këtë rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi është proceduar penalisht një grua 58 vjeçe. Ajo ishte pasagjere në makinën ku u gjet sasia e parave.
Klan News