Sekuestrohen 20 mijë Euro të padeklaruara në doganën e Kakavijës



Sekuestrohen 20 mijë Euro të padeklaruara në doganën e Kakavijës

12:43 12/10/2020

Një shumë e konsiderueshme parash janë sekuestruar në pikën kufitare të Kakavijës. Në dalje të Shqipërisë, policët kufitarë kontrolluan në vijën e dytë një kamion që drejtohej nga 50-vjeçari me iniciale A.O. banues në Sarandë.

Në çantën personale të shoferit u gjetën 20 mijë Euro, të cilat nuk ishin deklaruar sipas legjislacionit në fuqi.

Shuma e parave u sekuestrua, ndërsa 50-vjeçari u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale mosdeklarim i parave në kufi dhe pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

Disa ditë më parë, shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë goditën edhe dy raste te tjera të mosdeklarimit të të hollave në kufi.  /tvklan.al




Të ngjashme