Autoritetet italiane kanë sekuestruar 225.350 Paund në Portin e Barit, të cilat ishin fshehur në një furgon me destinacion Shqipërinë.

Sipas mediave italiane, shuma e parave prej rreth 250 mijë Euro nuk ishin deklaruar në doganën e Portit të Barit.

Ato ishin fshehur në një vend të modifikuar brenda furgonit me targa angleze që vinte nga Britania e Madhe.

50% e shumës së parave u sekuestruan nga Guardia di Finanza, sipas ligjit italian kur nuk deklarohen në kufi.

Shtypi italian nuk ka sqaruar nëse shoferi i furgonit është shtetas shqiptar ose jo. Por raportohet se destinacioni i furgonit me para ka qenë Shqipëria. /tvklan.al