Një shumë parash e padeklaruar është sekuestruar në doganën e Kapshticës.

Në automjetin tip Opel që drejtohej nga 67-vjeçari me iniciale J.D., gjatë kontrolleve në vijën e dytë në dalje të Shqipërisë, u gjetën 24.530 Euro.

Paratë ishin fshehur në një çantë dhe nuk ishin deklaruar në doganë sipas ligjit.

Eurot u sekuestruan ndërsa poseduesi i tyre u procedua në gjendje të lirë për mosdeklarim në kufi të të hollave. /tvklan.al