8 persona kanë rënë në pranga të policisë për vepra të ndryshme penale. Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, policia e Fierit bën me dije se janë arrestuar 8 persona në total: Një për armëmbajtje pa leje, 1 për prodhim dhe shitje të narkotikëve, 1 për dhunë në familje, 4 për drejtim mjeti pa patentë si dhe një person i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje.

Konkretisht të arrestuar janë:

Ioani Papa, 39 vjeç, banues në Kavajë. Arrestimi i tij u bë pasi në automjetin tip Benz me targë AA 221 IL të drejtuar prej tij , në vendin e quajtur kthesa e Poçemit, Mallakastër, gjatë një kontrolli të ushtuar u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri automatik model 56, armë gjahu çifte prodhim italian dhe 3 krehëra me 80 fishekë.

Ermal Hoxhallari, 23 vjeç, banues në fshatin Vaqarr,Tiranë. Në fshatin Poçem, Mallakastër, nga  kontrolli i ushtruar automjetit tip Renault Clio me targa AA 265 BH që drejtohej prej tij, u gjetën 675.90 gramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa e cila u sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Fridman Xhaferaj, 20 vjeç, banues në fshatin Plug Lushnje.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhje”.

Dashamir Muhameti, 29 vjeç, banues në Lagjen “1Maji”, Fier.

Ndalimi i tij u bë pasi në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kanosur me sende të forta nënën e tij me iniciale F.M, 56 vjeçe, banuese në lagjen “1Maji”, Fier

Ndërsa për mungesë të lejes së drejtimit janë arrestuar:

Ervis Drizaku, 30 vjeç, banues në fshatin Metaj, Fier.

Ramiz Kapaj, 21 vjeç, banues në fshatin Kreshpan, Fier.

Edmond Gjini, 48 vjeç, banues në fshatin Këmishtaj Lushnje.

Romario Vogli, 19 vjeç, banues në fshatin Krutje, Lushnje./tvklan.al