Policia e Fierit ka sekuestruar një shumë parash të shpërndara në 3 llogari të ndryshme bankare. Bëhet fjalë për 140 milionë Lekë të vjetra që u gjetën në llogaritë e 66-vjeçarit Lako Levani.

Konfiskimi u krye për llogari të procedimit pasuror të filluar për 66-vjeçarin, pasi është subjekt i ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.

Shumat e konfiskuara të parave dyshohet se janë përfituar nga trafiku i drogës, vepër penale për të cilën djali i Lako Levanit, Artan Levani është dënuar në Itali.

Vijojnë hetimet intensive për evidentimin e pasurive të tjera që mund të jenë në emër të këtij shtetasi dhe të personave të tjerë të lidhur me të.  /tvklan.al