Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy 26-vjeçar të shpallur në kërkim, i pari për “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërkohë personi tjetër akuzohet si bashkëpunëtor.

Gjatë operacionit për kapjen e dy personave, policia ka gjetur dhe sekuestruar dhe 3000 fara kanabis sativa.

Në pranga kanë rënë Redon Cani 26 vjeç banues në Krujë dhe Jetmir Luga 26 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë.  Dy të rinjtë ishin duke udhëtuar bashkë në mjet, por Policia gjatë një kontrolli u ka gjetur 3000 fara kanabis sativa. 

Cani dyshohet se është një nga bashkëpunëtorët e ngjarjes së datës 03.11.2020,  në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit, ku u tentua trafikimi i një sasie të madhe droge drejt Malit të Zi./tvklan.al