Një ngarkesë e konsiderueshme kokaine është sekuestruar në Portin e Pireut në Greqi.

Droga ishte fshehur brenda një konteineri që ishte nisur nga Amerika Latina.

Sipas mediave greke, kokaina ishte vendosur brenda disa qeseve të kafesë në mënyrë që të mos zbulohej era e saj.

Dyshohet se konteineri ishte nisur nga Guatemala. Në këtë hetim mori pjesë edhe DEA amerikane në bashkëpunim me autoritetet greke. /tvklan.al