Arrestohen shoferi, kamioni po vinte nga Turqia

4 kg e 215 gramë heroinë janë sekuestruar në Elbasan. Droga është gjetur në një kamion që kishte ardhur nga Turqia.

Burime policore bëjnë me dije se kamioni kishte destinacion final Greqinë dhe lënda narkotike mund të jetë vendosur në shtetin Turk.

Kamioni kishte ndaluar në Elbasan, por ende nuk dihet shkaku. Deri më tani është arrestuar shoferi ndërkohë që janë të ndaluar edhe 3 persona të tjerë.

Dyshohet se pas këtij rasti trafikimi qëndron një grup kriminal, ku nuk përjashtohen grupet e Elbasanit.

Nëse do të hidhej në treg heroina do të kapte një vlerë më shumë se 90 mijë euro. Policia po vijon operacionin ku po kryhen disa kontrolle në Elbasan.

Për rastin do të nisë edhe verifikimi I kalimit të kamionit me heroinë në pikat kufitare.

Sipas burimeve Policia është sinjalizuar për heroinën, brenda kamionit dhe po kontrollohen disa banesa në Shqipëri, për të parë nëse ka sasi tjetër.

Tv Klan