Sekuestrohen 65 kilogramë drogë


Sekuestrohen 65 kilogramë drogë

11:41 08/09/2020

Policia e Fierit ka zhvilluar sot dy operacione antidrogë. 2 persona janë vënë në pranga dhe 1 tjetër është shpallur në kërkim, si dhe janë sekuestruar 65 kilogramë kanabis.

Në një njoftim për mediat, autoritetet shkruajnë se në përfundim të operacionit “Shtegtimi” është arrestuar në flagrancë qytetari N. Ç., 28 vjeç dhe u shpall në kërkim B. O., 45 vjeç, të dy banues në Bulqizë.

Droga u zbulua në një ambient me qira në Lushnje, që ishte marrë nga dy të arrestuarit.

Po sot “nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u ndalua E. V., 49 vjeç, banues në Fermë Çlirim, pasi është autori i dyshuar i tentativës së kultivimit të disa bimëve narkotike në fshatin Fermë Çlirim, Fier”./tvklan.al



Të ngjashme