Sekuestrohen armë e kanabis, arrestohen shitësi dhe blerësi

Sekuestrohen armë e kanabis, arrestohen shitësi dhe blerësi

09:16 10/11/2020

Dy persona janë arrestuar në Kukës gjatë një aksioni të koduar “Eagle”. Në pranga kanë rënë A.E. 24 vjeç dhe M.M. 33 vjeç.

Sipas policisë, 24-vjeçari u ndalua teksa po udhëtonte me makinë dhe iu gjetën 350 gram kanabis, një kallashnikov, 3 karikatorë dhe 81 fishekë. Hetimet zbuluan se 24-vjeçari e kishte blerë drogën nga 33-vjeçari me iniciale M.M.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij të fundit, u gjetën dhe sekuestruan një pushkë, 19 fishekë, 525 gram kanabis dhe një sasi parash.

Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje, ndërsa materialet janë referuar në Prokurorinë e Kukësit për armëmbajtje pa leje dhe prodhim e shitje të lëndëve narkotike. /tvklan.al





Të ngjashme