Drejtohej nga një shqiptar, droga vinte nga Amerika Latine

Policia greke ka sekuestruar gjysmë ton kokainë në qytetin e Selanikut.

Në pranga kanë rënë pesë persona, të akuzuar si anëtarë të një organizate kriminale që trafikonte sasi të mëdha kokaine nga Amerika Latine në shtetin fqinj.

Nga hetimet e autoriteteve, rezulton se organizata kriminale është krijuar nga një 50-vjeçar shqiptar, i cili importonte dhe trafikonte kokainë në Greqi.

Si pjestarë të kësaj organizate kriminale janë arrestuar edhe bashkëshortja e 50-vjeçarit, dy mbesat e tij, një bashkëatdhetar 35-vjeçar, një 21-vjeçar dhe një tjetër 33-vjeçar .

Fillimisht është arrestur 21-vjeçari i cili është ndaluar nga policia greke tekse drejtonte një makinë me qira.

10 minuta më vonë është bërë i mundur edhe arrestimi i personave të tjerë.

Klan News