Autoritetet policore në Durrës kanë sekuestruar një sasie të konsiderueshme mallrash kontrabandë, si dhe ka ndaluar një person.

Bllokimi i mallit u bë në Portin e Durrësit, ndërsa në pranga ra Erion Subashi, nga qyteti i Elbasanit.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se, Subashi, duke shfrytëzuar detyrën si menaxher i linjës së autobusëve të kompanisë “Helios Travel”, tentoi të kalonte mallra kontrabandë në linjën e autobusit, Bari – Durrës.

Në momentin e ndalimit, atij iu gjetën dhe sekuestruan disa kuti me pije, enë kuzhine, elektroshtepiake, sasi e konsiderueshme kafeje, disa korrëse bari, etj.

Ndaj të ndaluarit Elton Subashi rëndon akuza për veprën penale të “kontrabandës me mallra të akcizës ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose akcizës dhe kondrabandë me mallra të tjera”./tvklan.al