Sekuestrohen mbi 67 mijë Paund në Rinas, procedohet tuniziani


Sekuestrohen mbi 67 mijë Paund në Rinas, procedohet tuniziani

09:21 26/09/2020

Një shumë e konsiderueshme parash është sekuestruar nga autoritetet kufitare në aeroportin e Rinasit. Bëhet fjalë për 67,850 Paund, të cilat iu gjetën një 63-vjeçari nga Tunizia dhe banues në Angli.

63-vjeçari kishte hyrë në vendin tonë përmes aeroportit të Rinasit. Nga kontrollet në kufi në vijën e dytë, atij iu konstatuan paratë të fshehura në çantën e shpinës dhe në valixhe.

Vlerat monetare u sekuestruan, ndërsa 63-vjeçari tunizian është proceduar penalisht dhe po hetohet në gjendje të lirë. Ai akuzohet për mosdeklarim të parave në kufi.  /tvklan.al



Të ngjashme