Sekuestrohen medikamente dhe mijëra Euro në portin e Durrësit


Sekuestrohen medikamente dhe mijëra Euro në portin e Durrësit

15:51 12/09/2021

Policia Kufitare godet një tjetër rast të kontrabandës me medikamente mjekësore dhe mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Në një njoftim për mediat policia e Durrësit sqaron se ka sekuestruar një sasi ilaçesh të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës dhe 10.500 Euro të padeklaruara. P

Si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll më të imtësishëm një mjet kamion që drejtohej nga shtetasi A. M.”, sqarojnë autoritetet.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, në kabinën e kamionit, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi medikamentesh të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës si dhe 10.500 Euro të cilat ky person nuk i kishte deklaruar./tvklan.al







Të ngjashme