2 makina me vlerë 600 milion lireta të cilat kishin hyrë kontrabandë në vendin tonë, u sekuestruan gjatë një operacioni blic të punonjësve të Doganës së Durrësit në bashkëpunim me ata të departamentit operativo-ndërtimor të Drejtorisë së Antikontrabandës. Automjetet, prodhim i vitit 2000, ishin të tipit Mitsubish dhe Mercedez.

Ato u përkisnin Hasan Ymerit dhe Sami Duraj banues në Lezhë. Të dy, në kamionin që kishin makinat kishin deklaruar rroba të përdorura dhe mobilje të vjetra, ndërkohë që në to kishin fshehur dy automjetet. Në zbatim të gjithë procedurave të kodit doganor, autoritetet doganore sekuestruan mallin dhe ndaj dy personave përgjegjës u krye kallëzim penal në Prokurori./tvkan.al